Logot e Chelsea dhe Arsenal në zi
Lajmi i rëndë vjen nga Anglia. Ish-futbollistja e Chelsea dhe Arsenal Amy Carr, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Ajo kishte kohë që vuante nga sëmundje e rëndë e tumorit në tru, ndërsa ditën e sot u “dorëzua” përfundimisht në moshë shumë të re.
Për herë të parë, Carr, u diagnostikua me këtë sëmundje të “pashpirt” në vitin 2015, pasi kishte humbur ndjenjat, për shkak se kishte parë një merimangë.
Rezonanca magnetike zbuloi se nga vuante ish-futbollistja, teksa ishte pikërisht ky moment që ia bëri jetën “malore”, tumori në tru.
Amy Carr
Poll
