Shpresuam nga fillimi deri në përfundim të takimit Çeki – Turqi, por fati nuk ishte me ne as në ditën e sotme, në katër takimet që u luajtën për llogari të grupeve C dhe D, askush nuk prodhoi rezultat në favorin tonë.
Turqia e nis mbarë takimin, shënon me Yilmaz në minutën e 11, gol që ngjalli shpresat e të gjithëve për të rritur shpresat për kualifikimin në 1/8-at, ndërsa prisnim që ky takim të përfundonte 0-1 ose 1-1, pasi Çekia po shtonte sulmet, vjen goli i Ozan Tufan në minutën e 66 që venit shpresat e të gjithëve. Deri në përfundim shifrat nuk ndryshuan, ndërsa Shqipëria duhet të shpresojë edhe për katër takimet e ditës së nesërme, të cilat duhet të përfundojnë sipas parashikimeve të shqiptarëve.
Golavarazhi i Turqisë shkon në -2, pasi ka dy gola të shënuar dhe katër të pësuar në tri ndeshje, çka do të thotë se skuadra që shënon më tepër gol dhe ka golavarazh të njëjtë, është më e favorizuar dhe kalon një vend më sipër në renditje. Kështu, Turqia lë pas Shqipërinë që ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka pësuar 3 të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=s_HJxg_DKzc
Çeki – Turqi 0-2
Shënues: Burak Yilmaz 11', Ozan Tufan 66'
Çekia: Čech, Kadeřábek, Hubník, Sivok, Necid, Dočkal, Pudil, Plašil, Pavelka, Krejčí, Darida. Trajner: Pavel Vrba
Skema:4-3-3
Turqia: Volkan Babacan, Hakan Balta, Gökhan Gönül, Selçuk İnan, Arda Turan, İsmail Köybaş, Mehmet Topal, Ozan Tufan, Burak Yılmaz, Volkan Şen, Emre Mor. Trajner: Fatih Terim
Skema: 4-2-3-1
Gjyqtarë: William Collum (Skoci), Damien MacGraith (Irlandë), Francis Connor (Skoci)
Stadiumi: “Bollaert-Delelis”, Lens (35.000 vende)