
Ndeshja miqësore që do luajë Shqipëria përballë Turqisë do jetë ndeshja e 10-të në historinë e dy kombëtareve. Bilanci është thuajse i barabartë në 9 ndeshjet e mëparshme ku turqit kanë një fitore më tepër se kombëtarja kuqezi.
Historia e përballjes së dy ekipeve fillon në vitin 1970 ku për kualifikueset e Euro 1972, Shqipëria u mund në Turqi me rezultatin 2-1 por u hakmorr në Tirnë ku fitoi me rezultatin e pastër 3-0. Sërish përballjet do vazhdonin për kualifikueset e europianit ku në vitin 1982 Shqipëria mundet 1-0 në Stamboll dhe barazon 1-1 në ndeshjen e kthimit.
Në vitin 1995 një miqësore mes dy përfaqësueseve do mbyllej në shifrat 0-0. Miqësorja e vitit 1998 që u luajt në 21 janar do shënonte edhe fitoren më të thellë të Shqipërisë përballë turqve me shifrat 1-4. Sërish një miqësore në vitin 2001 ku Shqipëria mundte me rezultatin 0-1 "sulltanët".
Viti 2005 do sillte edhe dy përballje të tjera ku Turqia fiton të dy takimet 2-0 në Stamboll dhe 0-1 në Tiranë. Prej 12 vitesh nuk jemi ndeshur me Turqinë dhe ky do jetë një tjetër rast për të treguar edhe njëherë se jemi në elitën e futbollit europian.