
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur së fundmi në Itali. “Viktimë” në këtë ngjarje ka qenë ekipi i Fiorentinës U18 të cilët përjetuan momente paniku për disa sekonda.
Teksa po stërviteshin, në fushë ra një rrufe e fuqishme. Për fat të mirë, asnjë prej lojtarëve apo stafit nuk pësoi dëmtime serioze, por njëri prej futbollistëve ra në tokë pas goditjes së rrufesë në fushë.
Megjithatë, kjo rrufe mbeti thjeshtë një moment frike, pasi tragjedia u shmang. Fiorentina U18 po kryente seancën stërvitore, pasi më 11 maji do të përballen në transfertën e vështirë ndaj Atalantës.
A lightning strike on the pitch during a Fiorentina U18 match ????
— Italy Focus ???????? (@theitalyfocus) May 6, 2025
Hope everyone is alright ????
(@ilbellodelcalcio via IG) pic.twitter.com/TttHLsKlB3
Pamje nga momenti