
Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni të UEFA Champions League. Pas fitores një javë më parë 0-1 në transfertë përballë Arsenal, edhe mbrëmjen e sotme “djemtë” e Luis Enrique fituan 2-1 në shtëpi përballë “Topçinjve”.
Në përfundim të këtij dueli ka folur portieri i parisienëve, Gianluigi Donnarumma. Ky i fundit është shprehur tej mase i lumtur, duke theksuar se momentalisht nuk i intereson Interi dhe thjeshtë po shijon këtë kualifikim, i cili sipas tij ishte i komplikuar.
“S’më intereson Inter, po shijoj këtë mbrëmje. Atmosfera ishte fantastike. Lojtarët e Interit i njoh, por do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e bukur. Rinovimi? Kam ende një vit në kontratën time, kam kohë për të biseduar mbi këtë. Sommer? Ai bëri shumë mirë dje, ka kryer më shumë pritje se unë”, u shpreh gardiani italian.