
Ka nisur këtë të hënë turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë luajtur ndeshjet e para të moshës U-15, ndërsa në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier u luajtën takimet e moshës U-14.
Në Kamëz, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në takimin e parë me rezultatin e thellë 5-1, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Shkodra mundi me shifrat 2-1 Durrësin. Në finalen e vogël të kësaj grupmoshe, Tirana triumfoi ndaj Shkodrës me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje mjaft emocionuese dhe të luftuar deri në fund. Sakaq, në ndeshjen tjetër për vendin e tretë dhe të katërt, lezhjanët mundën Durrësit me rezultatin 5-2.
Në ndeshjet e luajtura në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ të Fierit për moshën U-14, fierakët mundën Korçën me shifrat minimale 2-1, ndërsa Elbasani mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Gjirokastrën. Në finalen e vogël të grupmoshës U-14 për këtë zonë, Fieri triumfoi ndaj Elbasani me rezultatin 2-1, ndërsa Korça u rendit në vendin e tretë pasi mundi Gjirokastrën me rezultatin e thellë 5-0.
Kështu, finalistja e parë e moshës U-15 është Tirana, teksa ditën e nesërme do të luhen edhe ndeshjet e tjera të kësaj grupmoshe në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’. Ndërkaq, finalisti i parë për grupmoshën U-14 është Fieri, teksa të martën do të mësohet edhe finalisti tjetër i kësaj grupmoshe, pas ndeshjeve që do të luhen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Ndeshjet e ditës së sotme u ndoqën nga afër nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.
Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13:
U-15 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë
Dt.16.01.2023 (E hënë)
Tirana 5–1 Lezha
Golat: Ademi (7’), Gjoka (A.G.34’), Arapi (55’), Gjaci (A.G. 70’), Matraku (72’)/ Peraj (13’)
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz
Durrës 1–2 Shkodër
Golat: Mansaku (33’)/Halili (31’), Lisaj (55’)
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Tirana 3–0 Shkodra
Golat: Himallari (8’), Maci (25’), Gjeloshi (A.G. 27’),
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Lezha 5–2 Durrësi
Golat: Peraj (27’, 50’, 52’, 63’), Marku (66’)/ Gjuzi (4’), (65’)
Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz
U-14 dt.2010: Fier, Elbasan, Korça, Gjirokastër
Dt.16.01.2023 (E Hënë)
Fier 2–1 Korçë
Golat: Hyseni (6’), Lika (18’) / Xhemali (30’)
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
Elbasani 4-1 Gjirokastër
Golat: Cepa (3’), Tertyli (15’), Leka (20’), Qelemeni (35’) / Xhima (60’)
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
- Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t
Fituesit e çifteve 1 dhe 2
Fier 2-1 Elbasan
Golat: Peçollari (20’), Hyseni (55’) (11m) / Tertyli (24’)
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier
Humbësit e çifteve 1 dhe 2
Korçë 5–0 Gjirokastër
Golat: Osman (31’), Çaçellari (35’), (40’), Topi (46’), (55’)
Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu” Fier