Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet LAÇI para duelit delikat me ERZENIN, shijakasit me 3 “armë” më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet LAÇI para duelit delikat me ERZENIN, shijakasit me 3

Erzeni pret në “Niko Dovana” Laçin e Gentian Mezanit. Një takim mjaft delikat për të dyja ekipet, të cilat kërkojnë kthesën në kampionët. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 16:00.

Shijakasit vijnë pas humbjes me Partizanin dhe barazimeve me Teutën dhe Kastriotin. Djemtë e Xhavhir Kapllanit do të kërkojnë 3 pikët në shtëpi, pasi tashmë nuk u lejohen më hapat false.

Për këtë duel mjaft delikat shijakasit sfidojnë kurbinasit me 3 “armë” më shumë. Kapllani ka gati 3 rikthime me peshë në skuadër.

Mesfushori Adnard Mehmeti ka shlyer pezullimin me kartonë dhe do të jetë gati ndaj bardhezinjve ditën e nesërme. Gjithashtu edhe Nehar Sadiki dhe Ardit Iljazi do të jenë të gatshëm për Kapllanin pasi kanë hedhur prapa krahëve dëmtimet.

Në këtë mënyrë trajneri i shijakasve ka luskin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin e ditës së nesërme, pasi ka gati të gjithë grupin e lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga