Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet KUKËSI, titullari i skuadrës 6 muaj jashtë fushës

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet KUKËSI, titullari i skuadrës 6 muaj jashtë fushës

Kukësi luajti dje kundër Apolonisë në transfertë, ndeshje që u fitua me rezultatin 2-1 nga verilindorët. Kuksianët arritën të merrnin një triumf të rëndësishëm në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, por humbën një lojtar si Erhun Obanor. Shtatlarti i prapavijës së Kukësit u dëmtua në minutën e 60-të duke u detyruar të linte fushën e blertë.

24-vjeçari ka shqetësuar jo pak, pasi dyshohet se ka dëmtuar kroaciatin në gju. Nëse rezonanca magnetike pasqyron një gjë të tillë, 6 muaj është periudha minimale e rikuperimit për qendërmbrojtësin kuksian. Një humbje e madhe për trajnerin Orges Shehi dhe Kukësin që e ka përdorur Obanorin si titullar për gjatë kësaj periudhe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga