Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet KASTRIOTI 5 javë para fundit, titullari i skuadrës mbyll sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet KASTRIOTI 5 javë para fundit, titullari i skuadrës mbyll

"Tronditet" Kastrioti, Sokol Neziri mbyll para kohe sezonin. Mbrojtësi i krahut të djathtë pësoi një dëmtim të rëndë në humbjen e djeshme 0-2 nga Skënderbeu. Në momentin e golit të parë, Neziri u rrëzua keq në tokë duke kapur keq krahun e majtë dhe ditën e sotme ka bërë një kontroll të specializuar.

Newsport.al mëson se Neziri ka futur krahun në allci dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 3-4 javë e sezoni për të mund të quhet i mbyllur pasi mungojnë 5 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Mbrojtësi ka qenë një titullar fiks në formacionin e Ndreut pasi ka luajtur në 30 ndeshje këtë sezon mes kampionatit dhe Kupës e ky lajm nuk është aspak pozitiv për Kastriotin që humbet kështu një nga lojtarët kryesor. Krutanët me humbje e djeshme janë futur në garën për mbijetesë pasi diferenca me Bylisin është vetëm një pikë, ndërsa nga Skënderbeu është vetëm 2 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga