Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Trofe si lojtar apo trajner s’ka rëndësi, shkon në raftet e Partizanit”, Arbër Abilaliaj jep 'leksione': Kështu ndërtohet një ekip

Shkruar nga NEWSPORT
“Trofe si lojtar apo trajner s’ka rëndësi, shkon në

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha prononcimin e tij pas fitores së Superkupës ndaj Egnatias. I lumtur për trofeun i cili shkon në raftet e klubit, por me këmbë në tokë teksa mendon tani për ndeshjen e rradhës ndaj Erzenit.

“Shumë i lumtur, fusim një trofe më shumë në klub. Emocion i veçantë, ishte momenti të arrinim te fitorja. E kishim ndërtuar lojën që Egnatia të mbante topin dhe ashtu doli. Bëmë presing dhe portieri gaboi disa herë. Mënyra sesi erdhi loja ishte një tek ndeshje për t’u fituar dhe kjo ka rëndësi në fund. Ne dolëm me një trofe përballë një ekipi të mirë si Egnatia.

Egnatia nuk do të pajtohej në disavantazh dhe donim të shfrytëzonim shpejtësinë e Kekos në kundërsulm. Patëm mundësi për golin e dytë. Po na kthehen lojtarë të dëmtuar që kanë kohë që janë jashtë forme. Më pëlqeu sjellja e mbrojtjes. Një ndeshje e rëndësishme dhe shyqyr Zotit që e sollëm në shtëpi këtë trofe.

Emocionet kur je përgjegjës për 30 lojtarë është akoma më i madh. Luajnë futbollistët në fushë dhe është një kënaqësi e madhe. Mbi të gjitha është që trofeu shkon te raftet e Partizanit, mbi trofe ndërtohet çdo gjë.

Tani kemi Erzenin dhe është një ndeshje po kaq e rëndësishme. Kemi shpenzuar shumë energji dhe do të kemi një ekip që nuk ka luajtur në ndeshjen e sotme për të patur pak rifreski.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga