Ndeshja e sotme ndërmjet Spanjës dhe Italisë dhuroi spektakël në fushën e lojës, ku nxorri fitimtare Italinë, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Një ndeshje e dyluftuar në fushën e lojës, ku edhe një herë italianët treguan që janë pretendentë kryesorë për fitimin e këtij Europiani. Kështu që në këtë mënyrë është përcaktuar çerekfinalistja e së shtunës, ku Gjermania do të presë Italinë në orën 21:00. Edhe kjo një finale e parakohshme në këtë kompeticion pas kësaj së sotmes.