
Luzi 2008 është ekipi surprizë i këti jsezoni në Kategorinë e Parë. Erdhi pa shumë pretendime, në sytë e të gjithëve u duk thjeshtë një ekip kalimtar dhe do të kthehej sërish në të Dytën pasi në merkato nuk u ndje fare. Mirëpo, teksa jemi në javën e 22-të, ekipi kavajas ka arritur të marrë rezultate shumë të mira duke garuar për një vend në zonën Play-Off.
Rezultatet e mira kanë nxjerrë në pah edhe cilësitë e disa prej talentëve të këtij ekipi, i cili është i ndërtuar nga lojtarë 18-22 vjeç dhe tek-tuk disa me më eksperiencë. Lojtarë si Treni, Cahani, Çuçka, Gjinaj, Hima, portierët Fuçija e Mati dhe jo vetëm kanë shkëlqyer këtë sezon.
Presidenti i klubit Albert Lusha në një intervistë për shtypin e shkruar ka zbuluar se në tryezën e tij janë 5 oferta për lojtarët e tij dhe të 5-të këto oferta vijnë nga klubet e elitës së futbollit shqiptar ndaj vitin tjetër disa prej yjeve të Luzit mund t’i shohim në Superiore.