Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Tredhëmbësh” i frikshëm në sulm, ja si ndryshon Partizani me Zoran Zekiç (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka nisur përgatitjet për kupat e Europës që fillojnë nga kualifikueset e Champions League. Të kuqtë u grumbulluan ditën e zyrtarizimit të trajnerit të ri, Zoran Zekic. Kroati duhet të implementojë menjëherë idetë e tij për Partizanin e ri dhe fatmirësisht ka kohën e duhur. Madje edhe grupi i lojtarëve mund të quhet i plotësuar, me përjashtim në ndonjë afrimi në mbrojtje.

Pas 4 ditëve në drejtimin e grupit, Zekic, ka nisur të kthjellojë idetë e para për formacionin tipi të “demave”. Gjatë karrierës së tij ka preferuar zakonisht 4-2-3-1 ose 4-3-3 dhe pritet të vazhdojë kështu. Me lojtarët aktual, Qirko e nis nga porta ndërsa diga e mbrojtjes mbetet e njëjta: Hadroj, Sota, Telushi dhe Atanaskoski.

Mesfusha është ajo që pëson ndryshime. Matondo është ende në kontratë por ai i ka thënë “lamtumirë” klubit dhe mbetet një çështje që duhet zgjidhur së shpejti. Ashtu si Qirko, klubi do të sjellë edhe Adnard Mehmetin në huazim për këto ndeshje dhe lojtari i Erzenit pritet të jetë krah Rrapajt në mesfushë.  Nëse Matondo nuk kthehet, Murataj pritet të marrë detyrat defensive.

Sulmi do të jetë i frikshëm për kundërshtarët. Mba dhe Da Silva do të jenë sërish titullar ndërsa atyre do t’u shtohet edhe një si Eros Grezda. Pa harruar këtu edhe “Skukën e ri”, djaloshin Albers Keko që është i etur për sukses pasi bëri hapin e madh nga Korabi në elitën e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga