[caption id="attachment_3920" align="alignright" width="300"] Transmetimi i Europianit në SuperSport[/caption]
Ndeshjet e kampionatit Europian transmetohen në Dixhitalb nga Supersport dhe në Top Channel. Lajmi nuk është ky pasi kaq e kanë mësuar të gjithë. Lajmi shkon edhe më tej në këtë rast. Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndjekin në Top Channel ndihen absolutisht më të favorizuar se ata që e ndjekin në Supersport. Diçka të tillë e konstaton lehtësisht nëse provon të bësh një xhiro në kryeqytet apo dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, mjafton që takimi të transmetohet në stacione të ndryshme televizive.
[caption id="attachment_3919" align="alignleft" width="300"] Europiani në "Top Channel"[/caption]
Ata që e ndjekin në Top Channel i kanë disa sekonda në avancë dhe gëzojnë ose hidhërohen para lokalit ngjitur që e ndjek ndeshjen në Supersport. Një dukuri e kthyer në bezdi për të gjithë. Një gjë e tillë ndodh prej sinjalit ndërkombëtar që në sinjalin tokësor vjen më shpejt se atë satelitor ndaj dhe gëzimi ndahet në dy pjesë. Ka që gëzojnë më parë dhe e kanë ekskluziv gëzimin e ka të tjerë që gëzojnë pas atyre që e shijuan më parë. Ky është Euro 2016. Shijojeni!