Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tre plumba në kraharor, vritet para ndeshjes me Sampdorian lideri i ultrasve të Interit

Shkruar nga NEWSPORT
Tre plumba në kraharor, vritet para ndeshjes me Sampdorian lideri i

Një ngjarje e rëndë ka prekur klubin zikaltër pak momente para startit të takimit me Sampdorian. Vittorio Boiocchi, kreu i ultrasve të Interit u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Figino, zonë periferike e Milanos.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Boiocchi u qëllua në kraharor me tre plumba në zonën e Fratelli Zanzottera jo shumë larg shtëpisë së tij.

Ai vdiq pak momente pasi u dërgua në spital, për shkak të plagëve të rënda që mori nga sulmi. Ngjarja ka ndodhur pak momente para ndeshjes Inter-Sampdoria që u zhvillua në San Siro. Pas njoftimit të lajmin për vdekjen e Boiocchi-t, tifozeri e "Curva Nord" e Inter hoqi pankartat dhe ndaloi së kënduari, si dhe një pjesë u largua nga stadiumi.

Boiocchi ishte një emër i njohur për policinë pasi kishte disa akuza ndër vite: grabitje, trafik droge dhe rrëmbim. Ai kishte kaluar mbi 26 vjet në burg, herën e fundit që u arrestua ishte viti 2021.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga