Me rrezikun kryesor nga atentatet terroriste dhe grevat e mundshme, huliganizmi kishte dalë në plan të dytë, por në fakt ky fenomen është shfaqur sërish. Përsëri në Marsejë dhe përsëri nga anglezët, ashtu si në vitin 1998, në vigjilje të ndeshjes Angli-Rusi, kur përfunduan në spital qindra tifozë. Dhe të enjten në mbrëmje janë parë të njëjtat skena, me tifozët anglezë të pirë “tapë”, që lëshonin nëpër qytet thirrje të tipit: “Isis, ku je?” Dhe sërish ka pasur reagim të vendësve francezë për të sjellë më pas përleshje në qytetin e Marsejës. Policisë i është dashur të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta qetësuar situatën. Problemi tani qëndron në faktin se, siç pohon një nga ultrasit marsejëzë, tifozët nuk kanë vetëm thika, por edhe armë zjarri.