
Partizani ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e radhës stërvitore ku trajneri Sulejman Starova ka menduar dhe për formacionin që do të hedhë në fushë ditën e nesërme ndaj Flamurtarit. Starova është gjendur në vështirësi sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë pasi ka shumë mungesa.
Kalari do të mungojë në takimin e të premtes për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave. Trashi nga ana tjetër është pezulluar pa afat. Ndërkohë që dhe prurje e reja nuk shihen si alternativa më e mirë për startin e pjesës së mbetur të kampionatit.
Nuk dihet se si do reagojë Partizani "i ri" pasi të gjithë presin të shikojnë ndryshimin e premtuar nga drejtuesit e "Demave të Kuq", por problemet duket se nuk kanë mbaruar pasi merkatoja po shkon drejt fundit dhe Starova nuk ka ende siguri për titullarët.