
Egnatia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Tiranën , takim ky që do të luhet me 23 tetor në orën 14:00 në “Selman Stërmasi” dhe është i vlefshëm për javën e 9-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm si për bardheblutë ashtu edhe për rrogozhinasit.
Pikërisht këto të fundit “kërkënojnë” kryeqytetati me statistikat e ndeshjeve në transfertë. Në 3 takim që Egnatia ka luajtur në transfertë ia ka dalë të marrë 7 pikë. Po jo vetmë kaq, rrogozhinasit ia kanë dalë gjithashtu të shënojnë 7 gola, ndërsa vetëm në një rast janë ndëshkuar nga kundërshtarët.
Është pikërisht Binsouka i Partizanit që ndali Egnatian në barazim 1-1 në “Arenën e Demave”. Statistika këto që tregojnë se ekipi i Edlir Tetovës është “koçkë e fortë” në transfetë dhe në “Selman Stërmasi” nuk do të jetë vëtëm për shëtitje.