Partizani do të udhëtojë në Laç për të sfiduar skuadrën e Mirel Josës ditën e nesërme, sfidëë kjo e vlefshme për javën e 11-të të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të startojë në orën 14:00.
Demat janë skuadra e momentit në kampionat, teksa kanë siguruar 4 fitore rresht dhe ndaj Laçit duan 3 pikët e radhës. Nuk do të jetë aspak e lehtë për Arbër Abilaliaj, i cili do të vuajë mungesën e disa lojtarëve.
Janë plot 5 që nuk do të mund të japin kontributin e tyre ndaj krubinasve. Në fakt alarmante është situatat me mbrojtjen, ku do të mungojnë plot 3 lojtarë. Altin Bytyçi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe do të jetë i pezulluar. Eljon Sota dhe Andri Hadroj nuk janë rikuperuar ende, ndërsa të dëmtuar vazhdojnë të jenë edhe Mba dhe Sa Dilva.