Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Transferta korçare, Vllaznia me 6 mungesa ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta korçare, Vllaznia me 6 mungesa ndaj Skënderbeut

Vllaznia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduyar Skënderbeun në sfidën e javës së 9-të të Superiores. Një duel mjaft interesant që do të zhvillohet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00.

Shkodranët janë të detyruar vetëm për 3 pikët në këtë sfidë, pasi kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 3 ndeshjes. Kuqeblutë e Migen Memellit nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi përballë do të ketë “Ujqërit e Dëborës”.

Shkodranët në këtë transfertë do të bëjnë llogaritë pa disa titullarë. Geralb Smajli dhe Ardit Krymi nuk do të jetë nën urdhrat e Memellit ndaj korçarëve. Mbrojtësi dhe Mesfushori kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe në këtë mënyrë do të jenë të pezullur,.

Ndërkohë me shumë gjasa nujk do të llogariten as Kristi Qarri, Xhelil Asani, Flori Spahia dhe Bruno Gomesh. Të 4 lojtarët vuajnë prej dëmtimesh dhe nuk janë rikuperuar ende për këtë duel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga