Dje, Skënderbeu arriti të fitonte me rezultatin 3-1 kundër Sumqayit në miqësoren e zhvilluar në Turqi. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja bëri një paraqitje pozitive dhe kjo ka kënaqur edhe teknikur kryeqytetas. Por, ai që ra më shumti në sy ishte lojtari që ka ardhur në provë, Cornel Predescu. Mesfushori fantazist zhvilloi një lojë shumë të mirë, duke lënë mbresa te trajneri Daja, i cili është shprehur:
“Më kënaqi loja e ekipit sot por ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Ashtu si në ndeshjen e parë ekipi tregoi dëshirë dhe entuziazëm por sot ekipi tregoi përmirësim duke administruar mjaft mirë lojën dhe duke treguar ekuilibër mes reparteve sidomos në sulm ku arritëm të finalizojmë 3 herë dhe krijuam disa raste të tjera shënimi. Më gëzoi fakti që Salihi u paraqit mirë dhe shënoi në këtë takim. Jam mjaft i kënaqur nga të gjithë, nuk dua të bëj diferencime. Në lidhje me lojtarët e ardhur në provë kam krijuar një opinion pozitiv në veçanti për mesfushorin Rumun, Cornel Predescu