
Tirana ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen e parë kundër Zrinjski Mostar. Sfida e parë e turit të dytë në Conference League u vendos nga penalltia, me golin që u shënua herët në minutën e 12. Bardheblutë tentuan të gjenin rrugën e rrjetës për të barazuar, por dështuan ta bënin. Të dyja skuadra përgjithësisht luajtën në nivelin e njëra-tjetrës.
Pas takimit foli për mikrofonin e “SuperSport” trajneri Orges Shehi.
“Mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë, meritonim më shumë. Më vjen keq që pësojmë gol të evitueshëm. Pësuam gol, skuadra pastaj reagoi por mund të ishte zgjidhur më mirë.
E kam thënë që na mungon organizimi nga poshtë, sepse luajmë me qendërmbrojtësa që luajnë me këmbë të djathtë. Organizimin e lojës nga poshtë e vuajtëm në pjesën e parë.
Shpresat? Meritonim më shumë, skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë. Lojtarët në fund i merrte dëshira për të qenë afër portës, por lejonim hapësira dhe kjo gjë më mërziti”.