
Humbja 6-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë ka bërë që trajneri Neritan Novi i Luftëtarit të kërkonte menjëherë dorëheqjen nga ekipi bluzi. Tekniku nuk është pajtuar me lojën e të tijve, andaj i ka kërkuar menjëherë pas ndeshjes klubit që të largohej nga drejtimi i ekipit.
Një gjë e tillë duket se nuk është pranuar nga drejtuesit dhe presidenti Bekim Halilaj, duke i "mbushur mendjen" Novit që të vijojë punën e nisur me promovimin e talenteve të reja, duke e përgatitur skuadrën për në Kategorinë e Parë. Edhe pse ende duhen 5 ndeshje për përfundimin e Kategorisë Superiore, Luftëtari dhe Flamurtari kanë rënë zyrtarisht nga elita e futbollit shqiptar.
Poll