Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Spanjës rikthehet të flasë për shortin: Shqipëria një skuadër tepër e rrezikshme

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Spanjës rikthehet të flasë për shortin:

Pasi është hedhur shorti për grupet e Euro 2024, Kombëtarja shqiptare ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në Europianin e Gjermanisë. E klasifikuar në Grupin B, kuqezinjtë do të luajnë përballë Spanjës, Kroacisë dhe Italisë.

Përsa i përket shortit, trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente është rikthyer për ta komentuar. Tekniku 62-vjeçar ka theksuar se Shqipëria duhet patur kujdes pasi është e rrezikshme.

“Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim.

Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme.

Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga