Partizani do të luajë nesër kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kjo sfidë pritet të vendosë shumë për fatin e kampionatit me të dy ekipet që janë garë për trofeun madhor. Të kuqtë i kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërsa befasia mban emrin Giovanni Colella.
Trajneri italian ka vendosur që para kësaj sfide të rëndësishme të mos bëjë grumbullim të skuadrës. Por, ka urdhëruar që të gjithë lojtarët të pushojnë në shtëpitë e tyre. Pavarësisht se nesër në “Air Albania” luhet i gjithë sezoni, Colella ka zgjedhur këtë mënyrë për të menaxhuar ndoshta emocionet e kësaj sfide të jashtëzakonshme.
Duke mos bërë grumbullim para një ndeshje derbi, mund të ketë menduar të ulë presionin brenda skuadrës. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me të dy skuadrat që do të zbresin në fushë nesër në orën 18:30.