
Eneo Bitri ka fituar menjëherë simpatinë e skuadrës çeke, Banik Ostrava. Ish-lojtari i Partizanit ka lënë menjëherë përshtypje pozitive te trajneri Pavel Hapal, i cili ka folur me superlativa për të.
Loja në ajër dhe ndërhyrjet e sakta ishin dy nga cilësitë që kishin rënë në sytë e teknikut të çekëve. Ai ka folur për mediet vendase duke përshkruar beratasin:
“Duhet të shikojë përreth, por është lojtar me përvojë, ka qenë kapiten i Partizanit. Megjithatë, ai është në një ekip të ri, kështu që do t’i duhet pak kohë për t'u ambientuar. Ka avantazhin që kampionati në Shqipëri vazhdonte. Ndoshta ai do të fillojë nga ndeshja e parë ose në tjetrën. Do të varet nga ai.
Stërvitja - Ai ishte një për një me Kuzma dhe u çmend menjëherë. Mendoj se është stili i tij i lojës. Por ne do të duhet të flasim me të për këtë. Kur rrëshqet është i pastër, pa faull.
Pika e fortë - Ai është shumë i fortë në ajër. Ai e ka figurën për të. Për gjatësinë e tij (192 centimetra), ai është i lëvizshëm, i shpejtë dhe teknikisht i pajisur mirë”.