Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i KUKËSIT flet pas fitores, nuk kursen lëvdatat: Faleminderit Valdet RAMA, është njeriu ku shihet futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i KUKËSIT flet pas fitores, nuk kursen lëvdatat: Faleminderit

Armando Cungu ka folur pas fitores 3-2 kundër Kamzës. Trajneri i njohur i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Unë e kam theksuar edhe herë të tjera që nuk ka ndeshje të lehta, sidomos me skuadra si Kamza që nuk ka asgjë për të humbur. Në këto kushte, sfida bëhet më e veshtirë. Kisha 4 mungesa shumë kryesore në skuadrën tonë sot. U detyrova të arnoja lojtarë në pozicione të ndryshme. Ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikë", tha fillimisht ai.

Valdet Rama ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë sfidë dhe për ish-lojtarin e Kombëtares, tekniku shkodran deklaroi:

"Valdet Rama është futbollist që bën diferencë në lojën 1 për 1. Kushdo që do të shohë futboll, e sheh te Rama. Ka pak mangësi për sa i përket gjendjes fizike. Ju e patë edhe sot që i dhamë 45 minuta të plota. Shpresojmë që gjendja e tij të progresojë dhe ta kemi sa më shumë produktiv për skuadrën".

Kukësi rrezikoi seriozisht fitoren. Verilindorët u vunë në vështirësi përballë Kamzës dhe për këtë edhe Cungu është koshient.

"Është e pafalshme të sillemi në atë mënyrë kur ishim 3 me 1. Pashë egoizëm te lojtarë të caktuar. Do të ndalem në analizë për këto fakte. Kemi nevojë të shënojmë. Futbolli është shumë i çuditshëm. E pësuam nga një gol 3 me 2. Pata frikë që ligji i pashkruar të zbatohet te ne, po nuk shënove pëson. Në fakt kështu ndodhi", shtoi ai.

Për gabimet e futbollistë, Cungu analizoi:

"Natyrshëm arritëm të zhbllokonim lojën shumë shpejt. Nuk qarkulluam top dhe i dhamë mundësi kundërshtarit për të na vënë në vështirësi. Falënderoj Ramën që me futjen e tij i dha një impuls tjetër ndeshjes me golin dhe inkursionet në krahun e majtë", përfundoi Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga