Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ 2 ditë para finales së madhe, Arturo Vidal i “bashkohet” ekipit të Kategorisë së Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 ditë para finales së madhe, Arturo Vidal i
Kategoria e Dytë

Butrinti do të përballet me Orikun këtë fundjavë, për një “finale”, ku edhe barazimi i dërgon sarandiotët në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që një video-mesazh surprizues ka mbërritur tek klubi nga Saranda.

Këta të fundit kanë publikuar një video ku shfaqet ish-mesfushori i Juventus, Bayern Munich dhe Barcelonës, Arturo Vidal. Vidal përshëndet Butrintin dhe i jep kurajo për fitore.

“Një përshëndetje për ekipin e Butrintit dhe shpresoj që të ngjiteni sa më shpejt. Shumë bekime nga ana e Arturo Vidal. Jepni gjithçka. Forca se mund t’ia dilni, kështu që shumë kurajo”, është shprehur Vidal.

Kujtojmë që sfida Oriku-Butrinti do të luhet të dielën, në orën 14:00. Ky takim është i vlefshëm për javën e fundit të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu