Emri i sulmuesit shqiptar të Kosovës Vedat Muriqi, është kthyer “sensacional” në La Liga dhe më gjerë. Vetëm para disa ditësh, ai mposhti Real Madrid në limite, duke shënuar golin e fitore te Mallorca.
Forma e jashtëzakonshme nga 31-vjeçari, 21 gola në kampionatin spanjoll, ka tërhequr interesimin e gjigantëve të Barcelonës. Sipas “Dario Sport”, drejtuesit katalanas e kanë gjetur numrin “9” për sezonin e ardhshëm, fjala është për Vedat Muriqin.
Edhe pse kanë në përbërje Robert Leëandoëskin, “pyka” polake nuk bind më, teksa bomberi “Dardan” po prezanton pas çdo jave në La Liga se çfarë “vrastari” është në zonën mike.
Qendërsulmuesi ka kontrata me Mallorcan deri në verën e vitit 2029-të, por me shumë gjasa po luan ndeshjen e fundit te ishullorët iberikas. Nëse kalimi i Muriqit te Barcelona ndodh, do të ishte historike për një lojtar shqiptar, aq më tepër që ka luajtur në Superiore te Teuta dhe Besa e Kavajës.
