
Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.
Trajneri italian ka theksuar se kuqezinjtë mund të fitojnë vetëm nëse do të japin maksimunin e tyre, ndryshe e thotë hapur se do të mposhten ndaj turqve. Në fjalën e tij para gazetarëve, Reja u shpreh:
"Grupi i ri shqiptar po funksionon mirë në gjitha aspektet. Kemi konsideratë të lartë për skuadrën turke. Ka disa sulmues të mirë që shënojnë dhe dalin shpesh. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë tonin. Duhet të jemi në maksimumin e potencialit, ndryshe do të humbim. Të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ndeshje.
I kam parë ndeshjet e Turqisë që ka luajtur në shtëpi ndaj Francës dhe ka mundur kampionët e Botës. Ka fituar 2-0 dhe është e qartë dhe kjo është një ndeshje nga ana taktike dhe fizike. Kanë shënuar gol nga goditjet standarte dhe këto janë rreziqet që duhet të kemi kujdes. Ajo që më intereson mua është që të bëjmë më mirë se ndeshja e fundit se ajo ndaj Islandës. Ne nuk mund të lëmë hapësira pasi ata janë shumë të rrezikshëm.
Nuk do të kemi debutues nga minuta e parë, por kemi në pankinë dhe mund të nisin si zëvendësues", ka përfunduar tekniku italian.
"Të gjithë e dimë që mungesa e Hysajt është shumë e rëndësishme, por është e qartë që ai do të luajë në vend të tij do të bëjë mirë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse pas kësaj mund të bëjmë një analizë nëse jemi përmirësuar apo jo nga ana e grupit dhe nga ana individuale. Kjo është një ndeshje që do të jap shumë përgjigje dhe unë shpresoj që të jenë pozitive. Kanë ndryshuar disa gjëra, kanë ardhur disa lojtarë të rinj.