
Trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima dhe portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi janë arrestuar pak ditë më parë, pasi rezulton se janë përfshirë në rrjetin famëkëq të grupit "Safet Bajri". Mes 11 të arrestuarve pak ditë më parë ishin dhe dy personazhet në fjalë të cilët sot pritet të paraqiten para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndaj Armir Grimës rëndojnë disa akuza të cilat do të qartësohen ditën e sotme. Një nga akuzat që rëndon ndaj Grimës është ajo e trukimit të ndeshjeve, ndërsa nëse gjykohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, atëherë rrezikon deri në 7 vite burg.
Poll