
Elbasani dhe Bylis e kanë mbyllur në barazim 2 me 2, ndeshjen e prapambetur mes tyre të vlefshme për javën e 11. Spektakli në stadiumin e mbushur të “Elbasan Arena”, nuk pa fitues.
Kështu Bylis e mbyll si kampione dimri në Kategorinë e Parë, ndërsa Elbasani në vendin e dytë me 3 pikë më pak. Në fund të takimit foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Elbasanit Arjan Bellai.
1 pikë në Elbasan nuk është pak.
Ndeshje që të gjithë donim ta shikonim dhe lojtarët ta luanin. Dhe te Korabi ndikoi që e kishin mendjen te Elbasani. Luanim me ekip pretendent. Besoj barazimi rezultati më i drejtë. Elbasani kishte goditjet standarde gjatë gjithë kohës. Prandaj erdhën golat.
Në të gjithë ndeshjet që pësojmë gol, diçka na shtyn. Por është vonë. Dhe me Luzin, kemi reaguar. Është shenjë e mirë për çunat që zgjohen, por dhe me pasimet.
U befasova pjesën e parë sepse prisja Ballshin më mirë. Tifozët mendon që ndikuan?
Sigurisht. Ndeshja e parë me kaq tifozë në Kategorinë e Parë. Dhe ekipi i Elbasanit kishte marrë masat mirë. Nuk mund të nxirrnim topin nga poshtë, ishim të markuar nga futbollistët e Elbasanit.
Mund të nisej me pykë si Jefersson ndeshja?
Po, është pykë kryesore. Kishte dëmtim që zgjati dhe ka ardhur në formë maksimale. Zgjodha Eminin me shpirtin që ka për të markuar. Kur e pashë që nuk duhej, vendosa të ndërroj dy futbollistë dhe Ruçin dhe Eminin.
E thashë më parë, luanin 2 ekipet më të mira. Dhe ne dhe Elbasani jemi 2 ekipet e para. Mos harrojmë se është shumë shpejt dhe për Vorën dhe Flamurtarin që ndjekin.
Të shqetëson fakti se disa lojtarë mund të largohen, talentet.
Gëzohem sepse politika e presidentit është të rrisi fëmijë. Mos harrojmë që Superliga është e mbushur me trajnerët tonë. Do flas me presidentin për të mbyllur ato vrima që mund të bëhen.