Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani i pret në “Elbasan Arena”, trajneri i Astanës: Fluturojmë drejt Shqipërisë duke lënë në shtëpi...

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i pret në “Elbasan Arena”, trajneri i Astanës:

Astana do të luajë ditën e enjte më 31 gusht përballë Partizanit në “Elbasan Arena”. Skuadrat do të luajnë ndeshjen e kthimit të “Play-Off” të Conference League.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Kazakistan përfundoi 1-0 në favor të Astanës, teksa në Partizani kërkon “surprizën” në ndeshjen e kthimit pasi gjithçka është e hapur.

Pas sfidës që Astana zhvilloi në kampionat kundër Almaty dhe humbi 1-0, trajneri i kazakëve foli për mediat e vendit.

“Sigurisht, kishte rrezik dhe e kuptuan se do ishte ndeshje e vështirë. Prandaj, 10 futbollistë që luajtën kundër Partizanit mbetën në Astana. Ata nuk donin të rrezikonin, kishte lëndime muskulare, mavijosje të vogla dhe kishte shumë në rrezik. Tani po kthehemi në Astana dhe pasnesër fluturojmë drejt Shqipërisë, duke lënë në shtëpi një grup të madh futbollistësh. Misha Gabyshev ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë gjatë stërvitjes dje, ai ka dyshime për këputje të ligamenteve kruciale. Shpresojmë që diagnoza të mos konfirmohet dhe të presim rezultatet nesër por të dhënat paraprake ai do të ketë një rikuperim të gjatë dhe operacion përpara nesh që është një humbje e madhe.”, ka thënë tekniku u Astanës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga