
Ditën e mërkurë në orën 19:30 në "Elbasan Arena" Kukësi do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit moldav, Sheriff. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ekipin verilindor, pasi në rast se përmbys rezultatin, pas humbjes minimale 1-0, shkon në turin e tretë.
Trajneri Gjoka është mjaft i vëmendshëm dhe po thur plane për të shtuar cilësinë dhe kualitetin e lojtarëve në skuadër. Duke parë se Pejiç dhe Emini akoma nuk kanë rinovuar kontratën, kjo ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit për një sulmues.
Nuk dihet nëse do të mbyllet një marrëveshje me senegalezin Theo Mendi, por e sigurt është se trajneri Gjoka, do të ketë shumë gëzime në rast se eleminon ekipin moldav dhe sjell në ekip një lojtar "goli".