
Eleminimi i Gjermanisë ka shkundur mbarë kombin, dhe kritikat tashmë janë të gjitha për trajnerin Hansi Flick. Humbja me Japoninë në ndeshjen hapësë ka sjellë në këtë pikë situatën për Gjermaninë, ku në ndeshjen me Spanjën morën një barazim 1-1 dhe në takimin e fundit nuk mjaftoi fitorja 4-2 ndaj Kosta Rikës.
Në përfundim të takimit ka qenë ish kampioni i botës Bastian Schweinsteiger, i cili ka debatuar në një intervistë me trajnerin Flick.
Debati:
Flick: “Nuk jam pa fjalë, edhe mund ta interpretoj mjaft mirë lojën. Në pjesën e parë isha i zhgënjyer, isha shumë i zemëruar. Mënyra se si e bëmë të fortë kundërshtarin me gabimet tona. Patëm pafund shanse, dhe e futëm në lojë kundërshtarin me gabime dhe pakujdesi nga ana jonë. Kjo nuk ishte aspak diçka e mirë.
Megjithatë, duhet të themi që ne e fituam ndeshjen, mund ta kishim fituar më lehtësisht. Eleminimi nuk u vendos sot, por në 20 minuta ndaj Japonisë. Mund të kishim arritur dhe një fitore 2-1 kundër Spanjës. Ne na mungoi efikasiteti në këtë botëror, prandaj jemi eliminuar. Zhgënjimi është sigurisht i madh, ne duhet ta nisim çdo gjë nga e para.”
Schweinsteiger: “Ka situata në fushë ku lojtarëve u mungon përqendrimi vetëm 5%. Nëse shikoni rezultatin 1:1, dhe të hidhesh në sulm gjatë gjithë kohës pa bërë diçka konkrete, mendoj që duhet të jeni aty i qetë në mendjën tëndë. Shumë shpesh ne i linim kundërshtarët të lirë dhe mbrojtësit tonë ishin totalisht të përgjumur. Prisja shumë më tepër se kaq në këtë botëror. Kjo është ajo që dua të them nga ky eleminim.
Kemi qenë shumë të qartë në gjërat që kemi bërë në fushë në takimet e tjera. Kemi bërë mirë kundër Spanjës. Ndërsa në sfidën kundër Japonisë dhe sot nuk më mjaftoi ajo që shikova. Nuk kishte asnjë shkëndijë aty që ta shikoja. Toni Rudiger zakonisht i jep këto shkëndija, por më mungon diçka nga të tjerët. Pësuam pesë gola në këtë edicion. Që nga EURO 2016 ne kemi pësuar gjithmonë një gol. Nëse nuk mbroni mirë, nuk do të avanconi dhe nuk do të fitoni, kjo është ajo që dua të them".
Flick: “Po, jam plotësisht dakord. Ne pësuam shumë gola, bëmë shumë gabime. Nuk e shoh që skuadra të jetë në ritmin e duhur. Ato dëshironin por nuk mjaftoi, gabimet janë ato që të penalizojnë shumë, dhe sot ne bëmë shumë.
Ne u përpoqëm të bënim më mirë në pjesën e dytë. Ne e dinim gjithashtu se Kosta Rika është shumë e rrezikshme nga goditjet e dënimit. Këto janë gjëra që ne mund t'i bëjmë më mirë. Shanset tona morën fund dhe nuk mund të bëjmë më mirë në këtë Kupë Bote. Aventura jonë mbyllet këtu dhe ne ndihmuam më shumë vetën për të arritur këtë eleminim.”