Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Dobi i gjen “çelësin” Kukësit, ndaj Bylis për vazhdimësinë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Dobi i gjen “çelësin” Kukësit, ndaj Bylis

Fitorja e shumëpritur në kampionat ndaj Laçit, ka sjellë një atmosferë pozitive në kampin e Kukësit. Trajneri Dobi ka gjetur modulin e duhur ku lojtarët po japin maksimumin dhe fitoret në Kupë me  Labërinë dhe ajo në kampionat me Laçin e tregojnë qartë këtë. Ditën e shtunë presin Bylisin në Kukës Arena me dyer të mbyllura në orën 15:00 për javën e 7 të Abissnet Superiore.

Trajneri Dobi duhet të bëjë pa sulmuesin Daci që nuk është rikuperuar akoma dhe vendin e tij pritet ta marrë i afruari i fundit, Mbark, që do të formojë duo-n e sulmit me Barbosa. Dobi gjithashtu duhet të bëjë llogaritë mirë edhe me të huajt pasi vetëm 5 prej tyre kanë të drejtë të jenë në të njëjtën kohë në fushë sipas rregullores.

Aktualisht në tabelën e renditjes, Kukësi mban vendin e 8 me 5 pikë dhe itorja ndaj Bylis do ta çonte skuadrën verilindore në kuotën e 8 pikëve duke bërë një hap të rëndësishëm në ringritjen e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga