Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Daja fleta para Skënderbeut, tregon arsyet pse duhet fituar, ndërsa për gjykimin: Të shohim si do jetë!

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Daja fleta para Skënderbeut, tregon arsyet pse duhet fituar,

Trajneri i Tiranë ka folur sot në vigjilje të sfidës ndaj Skënderbeut. Ilir Daja pranoi se ndeshja e nesërme i ka të tria rezultate brenda, por bardheblutë do të kërkojnë tri pikët për të vazhduar ecurinë pozitive, për të kënaqur tifozët dhe për të zbukuruar edhe më shumë ceremoninë e dasmës së Gent Muçës.

"Luhet java e 7-të e kampionatit dhe përballë kemi skuadrën që kryeson me meritë kampionatin. Skënderbeu ka marrë pikët e plota në 6 javët e para dhe kjo tregon kualitetin që kjo skuadër zotëron. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë 90-minutëshit për të marrë maksimumin. Në sezonin e kaluar nuk kemi marrë rezultate pozitive ndaj ekipit korçar, edhe për disa elementë që nuk dua t'i kthehem. Këtë vit kemi ndryshuar për mirë, sepse kemi afruar 13 lojtarë të rinj gjatë merkatos së verës. Por ky ndryshim ka edhe anën tjetër të medaljes, sepse këto afrime që kemi kërkojnë kohën e tyre për t'u përshtatur.

Nuk njohim humbje në këtë start kampionati, ndonëse e nisëm me 4 barazime radhazi.

Jemi të 'uritur' për të pretenduar pozicione të larta të renditjes.

Kundër Skënderbeut do të jemi edhe pragmatistë, sepse kërkojmë rezultat pozitiv. Por, do ketë edhe spektakël. Do tentojmë fitoren për të kënaqur tifozët tanë. Mendojmë për ecurinë tonë më shumë se sa për të thyer ecurinë e Skënderbeut.

 

Titulli? Më mirë të marrim ndeshjet një e nga një. Për sa i përket kontingjentit të skuadrës, mungon Daja dhe Turtulli, por edhe Gilman Lika që ende nuk është në kondicionin e duhur fizik. Por, do të kemi në dispozicion Moktar Cise dhe Muzakën që mund të na japë sërish zgjidhje falë eksperiencës së tij, ashtu si kundër Korabit. Si do jetë gjykimi? Të shohim. Duhet ta fitojmë këtë takim për t'ia bërë edhe me të veçantë ceremoninë e dasmës, Gent Muçës", përfundoi trajneri Ilir Daja.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga