
Williams Cordeiro u largua vetëm pak ditë nga skuadra e Laçit. Braziliani mbylli aventurën e tij me kurbinasit, pasi këto të fundit ranë në Kategorin e Parë.
Interesimet për të nuk mungojnë dhe Cordeiro është larguar nga Laçi, por pritet të mbetet në Superiore. Kjo pasi interesim për të kanë ekipet e kryeqytetit.
Saktësisht Tirana dhe Partizani, madje këto të fundit dëshirojnë rikthimin e tij në ekip, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e “Demave”. 31-vjeçari është në listën e gjatë të afrimeve dhe të dyja ekipet duke parë 2 sezonet e mira që ka bërë me kurbinasit, shpresojnë të përforcojnë ekipin e tyre me shërbimet e tij.
Gjithsesi mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim se çfarë do të ndodhë saktësisht. Dhe siç dihet merkato gjithmonë prodhon surpriza.