Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea,
Champions, Europa dhe Conference League

Pas finalistëve të Champions League, tashmë janë mësuar edhe ekipet finaliste të Europa dhe Conference League. Në Europa League finalja do të luhet mes Tottenham dhe Manchester United, një derbi anglez që do të luhet për një nga trofetë prestigjioz për klubet.

Ndërkohë në finalen e Conference League do të sfidohen mes tyre Real Betis dhe Chelsea. Një tjetër duel mjaft i rëndësishëm mes skuadrave, ku sigurisht do të tentohet edhe trofeu.

Dhe nga ana tjetër siç dihet finalja e madhe e Champions League do të jetë mes PSG-së dhe Interit. Duel ky që do të luhet më 31 maj në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

Ndërkohë finalja e Europa League do të luhet më 21 maj në orën 21:00 në “Estadio San Mames” në Bilbao, ndërsa finalja tjetër e Conference League do të zhvillohet më 28 maj në orën 21:00 në “Tarczynski Arena WroclaW” në Wroclaw.

Orari i finaleve:

Finalja e Europa League – 21 maj, ora 21:00

Tottenham Hotspur – Manchester United (Estadio San Mames, Bilbao)

Finalja e Conference League – 28 maj, ora 21:00

Real Betis – Chelsea (Tarczynski Arena Wroclaw, Wroclaw)

Finalja e Champions League  – 31 maj, ora 21:00

Paris Saint-Germain – Inter (Allianz Arena, Munich)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga