Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i bardhebluve bën prapa kthehu, Ze Maria premton surpriza por ka një problem

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i bardhebluve bën prapa kthehu, Ze Maria premton surpriza por ka

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka menduar që të ruajë pak privatsinë e klubit, këtu bëhet fjalë për zhvillimin e seancës së djeshme stërvitore me dyer të mbyllura për të evituar daljen e çdo informacioni të mundshëm.

Mësohet, se trajneri brazilian do t'i rikthehet strategjisë së vjetër duke hedhur në fushë lojtarët që kanë luajtur si titullarë në 7 javët e para të kampionatit. Si duket, dy disfatat në kampionat e kanë bërë Ze Marian të reflektojë, duke u rikthyer edhe një herë me lojtarët që i dhanë Tiranës fitoren në gjashtë ndeshje rresht.

I vetmi problem është Erjon Hoxhallari, i cili në stërvirjen e djeshme ka ndjerë një dhimbje në kofshë dhe është dashur që të lërë 10 minuta parastërvitje. Sot, do të zhvillohen kontrollet për të parë se çfarë ka ndodhur dhe për të përcaktuar më pas nëse Hoxhallari do luajë sot ndaj Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga