Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri Alban Bushi zbulon dy emra që do i bashkohen Kombëtares U21: Gati pasaportat

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Alban Bushi zbulon dy emra që do i bashkohen Kombëtares U21:

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka qenë pak çaste më parë pjesë e konferencës për shtyp të zhvilluar në ambientet e FSHF-së.

Numri 1 i stolit të Kombëtares sonë U21 ka zbuluar se Elvir Maloku që luan në Kroaci me Hajduk Split dhe Taulant Seferi që aktivizohet me Jang Bojs në Zvicër do të jenë pjesë e Shpresave kuqezi.

Bushi foli edhe për grumbullimin që ekipi ynë U21 do të nisë nesër në Durrës me futbollistë të ardhur nga kampionatet e huaja.

“Ky është grumbullimi ynë i parë që nga momenti që unë kam marrë drejtimin e skuadrës Shpresa. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion, por do mundohemi të bëjmë detyrat që kemi në axhendë.

Nga grupi i vitit të kaluar kanë mbetur vetëm 4-5 lojtarë në ekipin tonë Shpresa.

Në muajin shkurt do të ketë edhe seleksionime me lojtarë nga Maqedonia dhe Greqia. Jemi në fazën e ndërtimit të boshtit të ekipti.

Për këtë grumbullim kemi marrë vetëm ata lojtarë të cilët na janë lejuar t’i grumbullojmë për këtë fazë të sezonit.

Kjo pasi nuk është një datë e FIFA-s dhe përshembull, Keidi Bare nuk na është lejuar nga ana e Atletikos.

Refuzime? Nuk na ka refuzuar askush. Taulant Seferi dhe Elvir Maloku kanë pranuar të jenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Këtyre dy lojtarëve po iu bëjmë pasaportat. Nuk na ka refuzuar askush nga lojtarët që ne kemi kontaktuar.

Pjesa më e madhe e këtij grumbullimi janë nga Kosova, ndërsa disa të tjerë kanë qenë pjesë e Kombëtares U17.

Ne nuk na intereson nëse futbollistët janë shqiptarë apo shqiptarë nga Kosova. Për ne interes kanë ata lojtarë që pranojnë të na bashkohen.

Nuk është objektivi ynë që të kualifikohemi. Interesi ynë është që të përgatitim elementë për Kombëtaren e madhe”, tha Alban Bushi në konferencën për shtyp, e mbajtur pak çaste më parë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga