[caption id="attachment_18472" align="alignleft" width="300"] Trajneri Elvis Plori dhe trajneri i portierëve të Kastriotit[/caption]
Kastrioti nuk arriti që të ngjitej në Kategorinë Superiore, pasi e humbi në fund garën me Korabit, ku dibranët në fund mundën që të bëheshin pjesë e elitës. Kjo disfatë i ftohu drejtuesit e Kastriotit, por duket se ata nuk e kanë humbur dëshirën që ekipi i tyre të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.
Trajneri Elvis Plori ishte pranë shkrimit të historisë me ta, ndërsa për këtë sezon ai nuk ka kontratë. Në zyrat e drejtuesve të Kastriotit kanë arritur shumë vetëofrime, por ende nuk është bërë zgjedhja e trajnerit. Nga burime pranë klubit krutan bëhet me dije se ata janë sërish në bisedime me shkodranin Plori, i cili mund të rimarrë skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm.