Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Vendi i fundit s’mjafton, bardhebluve të kryeqytetit u LARGOHET kapiteni

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vendi i fundit s’mjafton, bardhebluve të kryeqytetit u
Tifogrupi "Shvercerat" dhe tifogrupi "Tirona Fanatics"

Sikur të mos mjaftonte vendi i fundit në kampionat, Shkupi është surprizuar përsëri, për keq. Kapiteni i bardheblutë të kryeqytetit, Suhel Muharemi ka njoftuar largimin nga ekipi, duke mbyllur kështu aventurën e tij.

“Jam shumë krenar që isha pjesë e kohës më të vështirë në klub, që do të mbahem mend jo vetëm për gola dhe rekorde, po për atë që erdha t’i ndihmoj klubit dhe duke sakrifikuar për klubin e zemrës.

Inshallah një ditë të kthehem duke festuar tituj dhe shumë suksese të tjera. Asnjëherë lamtumirë vetëm mirupafshim”, ka shkruar Muharemi në rrjetet sociale, duke njoftuar kështu largimin.

Tashmë, 24-vjeçari është një lojtar i lirë në tregon e transferimeve. Kujtojmë se ai ka të shkuar edhe në Shqipëri, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut në sezonin 2023/2024.

Poll

Lexo gjithashtu