Marash Kumbulla
Marash Kumbulla po luan këtë sezon i huazuar, nga Roma te Mallorca në LaLiga. Ky është huazimi i dytë në kampionatin spanjoll, pasi sezonin e shkuar luajti me fanellën e Espanyol.
Këta të fundit refuzuan ta blinin dhe sipas mediave spanjolle, të njëjtën gjë po mendon edhe Mallorca. Klubi i LaLiga-s ka të drejtën e blerjes për 8 milionë euro, shumë e cila duket e tepërt.
Kumbulla mund të kthehet te Roma madje që në janar, edhe pse gjasat e mëdha janë që kjo të ndodhë në verë. Megjithatë, pritet të shihet nëse 25-vjeçari shqiptar do të ndryshojë ambient gjatë dimrit.
Kujtojmë se këtë sezon, Kumbulla ka marrë pjesë në 7 ndeshje me Mallorcan, me një total prej 396 minutash.
Poll
