Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Pesë herë “Jo”, FSHF reklamon portierin e Partizanit, tregon rastet kur Pano Qirko bëri me “dhimbje” Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT

 

VIDEO/ Pesë herë “Jo”, FSHF reklamon portierin e
Pritja e Pano Qirkos kundër Dinamos

Portieri i Partizanit Pano Qirko, po zhvillon sezon fenomenal te kryeqytetasit. “Dëshmi e gjallë” ishte kundër Dinamos në javën e 27-të. Ekipi i drejtuar nga Olijon Kërnaja, ia doli të fitojë derbin 2 – 0, ndërsa të kuqtë nuk pësuan gol.

Fakti që Partizani e mbajti portën të paprekur, i atribuohet Qirkos, i cili ishte i papërmbajtshëm në pritje. Për sulmuesit e Dinamos, gardiani 26-vjeçari, rezultoi “makth”, 8 pritje në total.

FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) ka publikuar në rrjetet sociale 5 pritjet spektakolare të Qirkos, tregues se trajneri Kërnaja ka gjetur “garancinë” në katërkëndësh.

Përgjatë 27 javëve të zhvilluara në Superiore, Partizani mban pozitën e 4-të në tabelë, brenda objektivit në kampionat. Ndeshja e radhës për “Demat e Kuq” është planifikuar të dielën kundër Vorës në transfertë.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

                                 

Poll

Lexo gjithashtu