Egnatia dhe Vllaznia do të përballen sonte në kuadër të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës do të startojë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Florjan Lata, ndërsa asistentët e tij do të jenë Mario Shazivari dhe Stivi Met’hoxha.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Erjon Bastari. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Lata do të vijnë Albert Doda dhe asistenti i tij që do të jetë Dorjan Maletaj.
Arbitër kryesor: Florjan Lata
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Stivi Met-hoxha
Arbitër i 4: Erjon Bastari
VAR: Albert Doda
aVAR: Dorjan Maletaj
