Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E ÇUDITSHME në Superiore! Portieri “proteston” në mënyrën e tij, heq fanellën dhe braktis ekipin në mes të ndeshjes (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E ÇUDITSHME në Superiore! Portieri “proteston” në
Jeremy Vachoux

Portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux është bërë protagonist në ndeshjen që ekipi i tij po humbet 2-0 përballë Vorës. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” krijoi një episod të çuditshëm

Ishte pikërisht Vachoux ai i cili u largua nga fusha e lojës në formë proteste, duke lënë të tijët në mes të ndeshjes. Portieri hoqi fanellën dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes.

Kujtojmë se ai ishte fajtor në golin e dytë, për shkak të një gafe. Ndërsa ky gjest nuk u fal nga arbitri Ermis Çelaj, i cili i tregoi kartonin e verdhë. Kështu, Bylis u detyrua që në fushë të fuste portierin e dytë, Renato Beqajn.

Poll

Lexo gjithashtu