Një lajm tragjik ka lënë në zi futbollin shqiptar teksa nga Kosova raportohet se është ndarë nga jeta një djalosh 14-vjeçar. Drinor Fitim Berisha u nda nga jeta duke ndërprerë kështu ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist profesionit.
Lajmin e bën të ditur klubi i tij, FC Malisheva me një postim në rrjete sociale. Drinori ishte pjesë e grupmoshave të shkollës së futbollit të Malishevës. Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Drinorit, miqve dhe klubit të Malishevës për ëktë humbje të madhe.
-NJOFTIMI I KLUBIT-
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.
Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…