Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Një e ardhme e kristaltë për Abazajn e Luftëtarit, talenti i gjirokastritëve i "zbraz" të gjitha: S'di asgjë për Partizanin, e mbyllim në "top" 6-she

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Një e ardhme e kristaltë për Abazajn e

Ai është një ndër talentet më premtues të Superligës shqiptare.

Është vetëm 21 vjeç dhe ka luajtur në disa ekipe shqiptare si: Elbasani, Partizani U-19 si dhe te skuadra aktuale, Luftëtari.

Talenti bluzi, Kristal Abazaj, në një intervistë për Newsport.al, flet për gjëndjen e vështirë që po kalon Luftëtari, trajnerin e ri të gjirokastritëve, si dhe sqaron zërat që e shohin te Partizani.

-Vitin e kaluar ishit një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Luftëtari, ndërsa sivjet nuk po zhbllokoheni ende. Ku qëndron ngërçi?

Besoj se sezoni aktual është më i mirë se ai i vjetshmi, duke u bazuar edhe te statistikat.  Besoj se këto ndeshje qe kemi zhvilluar, kemi bërë shumë volum loje, por s'kemi arritur t'i finalizojmë.

-Ku mendoni se është problemi, apo është thjesht një ngërç psikologjik?

Kemi patur disa probleme të brendshme të vogla, por më shumë ka qenë psikologjike.

-Të shtunën ju pret një ndeshje e vështirë përballë Skënderbeut. A mendon se është sfida ideale për të bërë kthesën?

Normalisht që Skënderebu është ekipi më në form për momentin në Shqipëri. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje shuëm e vështirë, po ne do shkojmë të japim maksimumin tonë.

-A mendoni se do të arrini të ndalni serinë pozitive të korçarëve?

Normalisht që është shumë e vështirë, por ne do të japim më të mirën edhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv.

-Tashmë në skuadër keni një trajner si Hasan Lika, që e njeh mirë Kampionatin Shqiptar. A mendon se është i duhuri për të arritur objektivat e Luftëtarit?

Profesor Hasani ka sjellë frymë tjetër në grup. Besoj që duhet t'i japim pak kohë, sa të përshtatet. Shpresojmë që me punë deh sakrificë të kalojmë këtë ngërç.

-Lika apo Milinkoviç?

HAha (qesh),të dy janë shumë të mirë.

-Është përfolur për një dëshirë të Partizanit, për t'ju patur në ekip, keni dijeni?

Nuk di asgjë për këtë lajm, jam i fokusuar te ekipi im dhe dua të jap maksimumin tim këtu.

-Nëse të vjen një ofertë serioze do ta pranoje? Të bind projekti i Partizanit?

Normalisht ndihesh i vlersuar kur të kërkojnë ekipe me emër, siç është Partizani, por do të shohim në vazhdim si do të shkojnë gjërat.

-Një parashikim për këtë gjysmë sezoni? Cila shpallet kampione dimri dhe ç'vend zë Luftëtari i Kristalit?

Nuk mund të jap emra konkret sepse kampionati është shumë i fortë dhe i paparashikueshëm. Duke parë kalendarin, që kemi tre ndeshje brënda në shtëpinë tonë, besoj se do i shmangemi pozicionit aktual dhe do të renditemi në 6-shen e parë./ RETIN TOKA

Poll

Lexo gjithashtu