Eduart Rroca u transuferua vitin e kaluar nga Kukësi te Instabulspor në ligën e parë turke. Mesfushori ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Turqi dhe me statistikat e tij është renditur në vendin e 3-të përsa i përketë golave dhe asisteve që ka dhënë.
Në 26 ndeshje të luajtura këtë vit, Rroca ka arritur të shënoi 9 gola dhe ka dhënë 9 asiste, ndërsa para tij janë Balde me 19 gola e 1 asiste dhe Marco Paixao me 22 gola dhe 4 asiste. Një sezon i shkëlqyer për 27-vjeçari që do të luajë edhe fazën "Play Off" me Instabulsporin teksa do të tentojnë të ngjiten në Superligën turke sezonin e ri.

Poll
